Kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe reshje shiu në këto zona, si parashikohet të jetë moti gjatë ditës së sotme

Shqipëria

Kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe reshje shiu në këto zona, si parashikohet të jetë moti gjatë ditës së sotme

Më: 8 maj 2024 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Diten e mërkurë vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet te jete me vranësira dhe kthjellime. Në orët e mesditës përgjatë reliveve malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 9 deri 26°C

në zonat e ulëta 12 deri 30°C

në zonat bregdetare 14 deri 29°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat