Lufta kundër kanabisit, Lleshaj: Ne duam, ne kemi, ne nuk jemi vetëm

Shqipëria

Lufta kundër kanabisit, Lleshaj: Ne duam, ne kemi, ne nuk jemi vetëm

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 13:13
Sander Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë fjalës së tij në aktivitetin "Për një Shqipëri pa kanabis" tha se operacioni i djeshëm "Lulet e Pranverës" tregon se qeveria është e angazhuar për të luftuar trafikun.

Sandër Lleshaj: Operacioni i djeshëm "Lulet e Pranverës" që u krye në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë provojnë së paku tri të vërteta të mëdha.

Së pari, ne kemi vullnet të padiskutueshëm, pra ne duam.

Së dyti, ne kemi kapacitete për këtë qëllim, pra ne dimë.

Së treti, ne kemi mbështetje të madhe në këtë mision, pra ne nuk jemi vetëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat