Luan Rama: 16 shkurti do jetë dita e fitores mbi të keqen - Bota Sot
Luan Rama: 16 shkurti do jetë dita e fitores mbi të keqen

Shqipëria

Luan Rama: 16 shkurti do jetë dita e fitores mbi të keqen

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 15:44
Luan Rama

Në një deklaratë për mediat Luan Rama u bëri thirrje qytetarëve të dalin në protestën e 16 shkurtit.

Ai tha se do jetë dita e fitores së qytetarëve mbi të keqen.

Luan Rama: "Protesta e 16 shkurtit nuk është një konfrontim mes qytetarëve dhe instituticioneve të shtetit por është fillimi i luftës së qytetarëve kundër të keqes.

Është demostrimi i forcës qytetare përballë papërgjegjshmërisë së qeverisë, është manifestimi solidaritetit dhe angazhimit qytetar përballë krimit, korrupsionit, trafiqeve së qeverisë që është bërë pengesë në procesin e integrimit evropian të vendit. 

Prandaj edhe njëherë duke i ftuar të gjithë qytetarët të jenë pjesëmarrës në këtë protestë dëshiroj të garantoj se ajo do të jetë një protestë force e qytetarie, revolte e shpirtit qytetar përballë arrogancës, dhunës së qeverisë por nga ana tjetër sipas modelit të më të mirë që demostruan studentët shqiptarë me protestën e tyre edhe protesta e 16 shkurtit do të jetë demostrim force por edhe manifestim qytetarie. 

Ejani të jemi bashkë në 16 shkurt për të filluar përfundimisht rrugën e lirisë dhe integrimit europian të Shqipërisë. 16 shkurti është dita e shpirtit dhe solidaritetit qytetar, është dita e fitores së qytetarëve mbi të keqen që është personifikuar tek qeveria e krimit dhe kryeministri i qeverisë së krimit."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...