Më 16 shkurt Rama ikën, Berisha: I bëj thirrje vlonjatëve të mos e pranojnë dezertorin! - Bota Sot
Më 16 shkurt Rama ikën, Berisha: I bëj thirrje vlonjatëve të mos e pranojnë dezertorin!

Shqipëria

Më 16 shkurt Rama ikën, Berisha: I bëj thirrje vlonjatëve të mos e pranojnë dezertorin!

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 21:33
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nëse Rama largohet nga Tirana në ditën e protestave, kjo është një tjetër shenjë se ai është i tmerruar nga populli i tij.

Në një intervistë për emisionin “Byro” në abcneës, Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve te Vlorës që të mos e pranojnë në qytet Edi Ramën, i cili pritet të jetë atje më 16 shkurt, ditën kur opozita do të mbajë protestën e saj.

Intervista:

-Si e shihni qeverinë tranzitore, kush mund të jetë drejtuesi i saj?

Berisha: Ka sa të duash nga bota akademike... por duhet zbardhur dosja 339. Po nuk u bënë këto, më vjen keq t’jua them por Shqipëria do të shkojë nga keq në zi.

Kishte dy alternativa, ose të mos merrje pjesë në zgjedhje ose të kërkoje largimin e Ramës.

-A është opsion bojkoti i zgjedhjeve?

Berisha: Nuk jam në dijeni për ndonjë pozicion të thelluar në këtë çështje, por kjo opozitë me çdo çmim duhet të zgjidhë çështjen e bërjes së zgjedhjeve të lira në këtë vend. Vota është themelore, pa të nuk ka demokraci.

-Nëse i jep kohë Ramës deri më 15 shkurt të ikë, nuk duket kjo si kërkesë për një marrëveshje?

Berisha: Kjo opozitë nuk do të dorëhiqet derisa të sjellë votën e lirë në këtë vend. Rama faktoi se nuk mund të bëjë zgjedhje. Tani ose do ulim kokën e qafën e do themi jemi fasadë ose do të hedhim nga pushteti atë njeri.

-Deri ku?

Berisha: Çdo çmim duhet të paguajë opozita për të rikthyer votën e lirë. E ftoj

-Do jetë në Vlorë të shtunën...

Berisha: Unë mendoj se ai duhet të qëndrojë në zyrë dhe ta vlerësojë në mënyrën më serioze..

-Pse mendoni se ikën në Vlorë Rama?

Berisha: Absolutisht është një mbathje. Ju bëj thirrje vlonjatëve të mos pranojnë dezertorin nga detyra. Nëse protestojnë qytetarët t’i duhet të jesh në zyrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...