Operacioni i përbashkët, caktohet masa e sigurisë për gjashtë personat e arrestuar

Shqipëria

Operacioni i përbashkët, caktohet masa e sigurisë për gjashtë personat e arrestuar

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 12:15
Pamje nga Gjykata e Vlorës, gjate seances se sotme

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg", me afat 40 ditë për gjashtë personat e arrestuar, pas aksionit të përbashkët mes policisë italiane dhe asaj shqiptare.   

Seanca është drejtuar nga gjyqtar Ervin Trashi,ndërsa prokuror i çështjes ka qënë Dritan Marku. Të gjashtë personat të cilët u njohën sot me masën e sigurisë, janë mes 27 personave të arrestuar në kuadër të operacionit 'Lulet e Pranverës', mbi të cilët rëndon akuza për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. 

Luka Beqiraj,Bilbil Kabeloo,Arbnor Hoxhaj,Denis Pashaj,Kujtim elmazi dhe Kristian Llanaj janë personat të cilët dolën sot para gjykatës së Vlorës për caktimin e masës së sigurisë.

Prokurori ka kërkuar masën arrest në burg me afat 40 dite deri në mbërritjen e dosjes nga Italia, teksa personat janë arrestuar me një letër porosi nga shteti italian. Ndërkohë gjatë seancës, avokatët e të pandehurve kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Një pjesë e tyre kanë kërkuar ekstradim ,ndërsa një pjesë tjetër kanë kërkuar masë sigurie më të lehtësuar.

Në fund trupi gjykues ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë duke përcaktuar masën e sigurisë "arrest me burg", me afat 40 ditë . 

Gjatë operacionit të policisë iltaliane në bashkëpunim me palën shqiptare, të organizuar dy ditë më parë gjashtë shqiptarë u arrestuan në Vlorë, gjashtë në Itali, një është në burg në Shqipëri (i kapur në 2017) dhe tjetri në Malin e Zi, ndërsa shtatë janë në kërkim duke e dërguar numrin në 21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat