Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “vlerësimi i titujve shkencor është shumë i rëndësishëm, pasi ka qenë një nga pikat kryesore të protestës së studentëve, përtej asaj çfarë thonë Mark Markët dhe arsyeja që pedagogët bllokuan mësimin”.
“Por një gjë që nuk e preku zëvendësministri i Arsimit është çështja e vlerësimit të titujve shkencor. Ka qenë një nga pikat më të nxehta të protestës dhe është një nga arsye që pedagogë të caktuar janë bërë bashkë për të bllokuar mësimin. Lere se çfarë thonë Mark- Markët se nuk kanë lidhje me atë që thonë, kanë lidhje me atë që do të shkojë duke u bërë më agresive me forma të ndryshme për t’ju shmangur verifikimit të titujve që janë një nga arsyet se investimet e prindërve tuaj dhe investimi juaj nuk përkthehet gjithmonë deri në fund në vlerën që meritojnë”, tha kryeministri nga Vlora gjatë një bashkëbisedimi me studentët.
Po ashtu, Rama tha se rëndësishme “është edhe ndalimi i tregtisë së librave nga pedagogët në këmbim të notës”. /ATSH