Si ndodhi atentati ndaj 52- vjeçarit në Fier, u qëllua më 6 plumba

Shqipëria

Si ndodhi atentati ndaj 52- vjeçarit në Fier, u qëllua më 6 plumba

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 08:24
Foto

Edmond Fejzullau është transportuar për në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhet aktualisht në sallën e operacionit, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe po heton mbi tentativën e mundshme për ekzekutimin e tij.

Në automjetin e të plagosurit shihen qartësisht 6 vrima të shkaktuara nga plumbat, në xhamin e përparmë nga krahu i shoferit.

Kjo është ngjarja e dytë e regjistruar këtë të premte, teksa më herët, rreth orës 18:00, një 58-vjeçar nga fshati Xhyerinë i Vlorës dyshohet të ketë qëlluar veten me armë gjahu, duke humbur jetën në vend.

Edhe atje shkoi një grup hetimor për të kryer procedurat hetimore në lidhje me rrethanat e vrasjes së pakujdesshme, ose vetëvrasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat