Kryemadhi, Ramës: S'e mund dot popullin, as me arsenalin bërthamor të Bashkimit Sovjetik dhe SHBA

Shqipëria

Kryemadhi, Ramës: S'e mund dot popullin, as me arsenalin bërthamor të Bashkimit Sovjetik dhe SHBA

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 17:17
Monika Kryemadhi

Duke komentuar protestën e sotme të opozitës së bashkuar, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi nga selia e partisë së saj se sot qytetarët i dhanë një mësim të mirë Edi Ramës dhe i bënë të qartë se ai nuk është më Kryeministër i vendit.

Duke e paralajmëruar se nuk ka parë gjë akoma, Kryemadhi tha se Rama nuk e mund dot popullin e tij jo me me gazlotësjellës dhe plumba gome por edhe sikur të marrë të gjithë arsenalin bërthamor të Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së.

Kryemadhi: Ishte një protestë që rrëzoi Edi Ramën dhe i tregoi bandave dhe krimit të organizuar që e menaxhojnë atë që ai nuk është më Kryeministër i shqiptarëve. Frikacaku Edi Rama sot me 2 mijë karriget e tij në Vlorë kërkonte të bënte anti-mitingun por ishte përgjigjja më e mirë që i dhanë shqiptarët sot nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit".Sot Edi Ramës shqiptarët i treguan edhe njëherë se ti ke ikur zotëri por ke ikur si një frikacak dhe nuk gjen vend ku të fshihesh. 

Sot Edi Ramës shqiptarët i treguan se mund të përdorë çdo lloj arme por ata nuk i tut dot. Edi Rama tregoi edhe njëherë se është frikacak por është edhe vetëm. Sot Edi Rama mori një mësim shumë të mirë por mësime të tjera e presin akoma më shumë. Nuk ka parë gjë akoma! Jo gazlotësjellës, jo plumba plastikë të përdorë ndaj qytetarëve por sikur dhe gjithë arsenalin bërthamor të Bashkimit Sovjetik dhe të SHBA ta mbledhë kundër popullit të tij ai nuk mund ta mundë dot. Nuk është Edi Rama nga ata burra  që mund dot popullin e tij.

Lexo edhe: Protesta 5 orë para kryeministrisë, gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat