Pavarësia e Kosovës, Basha: Kujtojmë me krenari të gjithë ata që punuan për të - Bota Sot
Pavarësia e Kosovës, Basha: Kujtojmë me krenari të gjithë ata që punuan për të

Shqipëria

Pavarësia e Kosovës, Basha: Kujtojmë me krenari të gjithë ata që punuan për të

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 14:14
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar shqiptarët e Kosovës për Pavarësinë.

‘Së bashku me urimin sot është dita për të kujtuar me krenari dhe mirënjohje të thellë kombëtare të gjithë ata që për dekada kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë arritje’, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në mesazhin e tij.

Mesazhi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Sot në përvjetorin e 11 të Pavarësisë së Kosovës, arritjes së dytë më të madhe kombëtare të historisë së shqiptarëve, ju dërgoj një urim të përzemërt vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë.

Së bashku me urimin sot është dita për të kujtuar me krenari dhe mirënjohje të thellë kombëtare të gjithë ata që për dekada kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë arritje.

Le të shërbejë ky kontribut si amanet i madh për të gjithë ne sot, që me vendosmëri, përkushtim dhe qartësi strategjike, të vazhdojmë rrugëtimin e përbashkët në mbrojtje dhe fuqizim të pavarësisë, sovranitetit dhe vlerave e të ardhmes euroatlantike të Kosovës si interesi më i lartë kombëtar i shqiptarëve në Ballkan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...