Gjysmëshekulli mekanik, 67-vjeçari: Zanatçiu vdes në këmbë

Shqipëria

Gjysmëshekulli mekanik, 67-vjeçari: Zanatçiu vdes në këmbë

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 22:39
Zenel Vllasi punon si mekanik

Prej gjysmëshekulli, Zenel Vllasi punon si mekanik. Hekurin ka nisur ta punojë në në një ofiçinë të fermës bujqësore, që kur ishte 17 vjeç. Sot është 67 dhe nuk ka ndërmend të dalë në pension.

Në vitet ’90, gjithçka u përmbys dhe me mbylljen e ofiçinës, Zeneli hapi punishten e parë private për të rritur 3 fëmijët e tij.

Punën e nisi me një çantë dore të vjetër dhe 3 çelësa. Me pasion dhe shumë punë, me kalimin e viteve nisi të blinte makineritë e para, derisa ngriti në ofiçinë të mirëfilltë.

Investimin më të madh të jetës quan faktin se, zanatin po ua lë trashëgim 3 djemve të tij. Por, megjithatë, ende nuk dorëzohet. Zanatçiu, – thotë ai, – vdes në këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat