Salianji kundër djegies së mandateve: Nuk dihet kush vjen e bëhet deputet pas nesh

Shqipëria

Salianji kundër djegies së mandateve: Nuk dihet kush vjen e bëhet deputet pas nesh

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 11:36
Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur kundër djegies së mandateve të opozitës. Mësohet se deputeti demokrat ka shprehur pikëpyetje për ata që i pasojnë në listë.

Debatet kanë ndodhur gjatë të hënës në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Burime për JavaNews shprehen se Salianji ka kërkuar prezencë në sallë për të votuar edhe Reformën Zgjedhore.

“Ne duhet të votojmë Reformën Zgjedhore. Nëse djegim mandatet, nuk dihet se kush vjen nga listat e PD dhe e pranon mandatin e bëhet deputet” – mësohet të ketë thënë Ervin Salianji.

Ndërkohë, pro lënies së mandatit janë shprehur deputetët Andon Frrokaj dhe Flamur Noka.

Ky i fundit është shprehur se mandatet duhen djegur dhe opozita duhet t’u bashkohet qytetarëve, meson JavaNews.al

Gjithashut, pro lëshimit të mandatit janë shprehur edhe Edmond Spaho e Klevis Balliu.

Të dielën kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se do t’i kërkojë Grupit Parlamentar të vendosë nëse do t’i dorëzojnë mandatet si ligjvënës. Por Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor parashikon se, nëse mandati dorëzohet, atëherë thirren pasardhësit në listën e dorëzuar në KQZ për të marrë rolin e deputetit.

Emrat e panjohur në listë, apo të palidhur me strukturat e PD kanë ngjallur dyshime se ata mund ta pranojnë ftesën e KQZ për të zëvendësuar deputetët e dorëhequr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat