Berisha për "Il Messaggero": Rama të kuptojë protestën e të ikë, ose do e hedhin në lumë - Bota Sot
Berisha për "Il Messaggero": Rama të kuptojë protestën e të ikë, ose do e hedhin në lumë

Shqipëria

Berisha për "Il Messaggero": Rama të kuptojë protestën e të ikë, ose do e hedhin në lumë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 11:38
Foto

Ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për të përditshmen prestigjoze italiane "Il Messaggero", e përballë gazetarit italian ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisjes Rama, duke e krahasuar me dikaturën e Madurës në Vennezuelë.

"Kur një popull nuk mund të votojë, dhuna më e madhe është dhuna ndaj votës," shkruan gazetari italian Marco Ventura, para se të nisë intervistën me ish liderin e PD Sali Berisha të titulluar " Shqipëria në duart e narko-politikanëve"

"Janë dy kryeqytete ku protestohet, në Caracas kundër Maduros e në Tiranë kundër Edi Ramës", shkruan gazetari. Opozita bëri të gjitha lëshimet e ka pranuar të gjitha kompromiset duke nënshkruar një amrrëveshje në maj të 2017."

"Por Edi Rama e shkeli atë ashtu si dhe të gjitha rregullat zgjedhore", shkruan Il Messaggero. Ai duhet të jap dorëheqjen e t'i lë vend një qeverie të përkoshshme, që do ta pengoj të manipuloj zgjedhjet. Nuk do të ketë një të ardhme për Shqipëri deri sa nuk do të vendoset liria e votës."

"Sali Berisha 75 vjec, kreu historik i Partisë Demokratike (qëndra e djathtë) udhëheq protestat e këtyre ditëve" shkruan media italiane. Për 13 vite President e kryeministër i Shqipërisë ,Sali Berisha është udhëheqësi më jetëgjatë i Shqipëirsë pas Enver Hozhës.

President cila ëshë arsyeja e protestës?

Sali Berisha: Para së gjtihash kjo është një protestë kudnër narkoshtetit që vepron në Shqipëri, që nuk ndjek asnjë rregull ligjor e ku trafikantët e trafiku i drogës vendos për të gjithë e për gjithçka.

Por arsyeja themelore e protestës është shkelja masive e rregullave zgjedhore e dënuar dhe nga komuniteti ndërkombëtar në raportin e OSBE ku thuhet se në 20% të rasteve është blerë vota.

Rreth 2 muaj më parë është bërë pjesërisht publike dosja me mijëra përgjime të ministrave e të kryetarëve të bashkisë së narko Partisë e narko shtetit të Edi Ramës ku shfaqen infiltrime kriminale në rrethe të ndryshme për të blerë votën e për të imponuar rezultate të përcaktuara.

 Cila është baza e këtyre akuzave?

Sali Berisha: Çka them është e provuar, Janë përfshirë ish ministri i Energjisë dhe kryetari i Bashkisë së Durrësit, bashkëpunëtor i afërt me Edi Ramën, që kishin interes të kontrollonin votën në Durrës përmes bandave, që janë nga më të ashprat në vend

Rezultati i zgjedhjeve u përmbys nga kërcënimet e nga paratë e drogës në të paktën 5 rrethe. Ky dossier i publikuar nga Zëri i Amerikës është në duart e Prokurorisë.

Cfarë i kërkoni Ramës?

Sali Berisha:  Të largohet, të lejojë krijimin e një qeverie të përkohshme me mandatin e përgatisjes së zgjedhjeve të lira për të garantuar paqën sociale në Shqipëri. Dy vjet më parë në 19 maj ne kemi nënshkruar një marrëveshje për të shkuar në zgjedhje por ai nuk e respektoj atë. Me Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Beteja është e vështirë, por këto protesta qenë një mësim i mirë e shpresoj që Rama të kuptoj, përndryshe do të ketë ditë të vështira, njerëzit do ta vrasin e do ta hedhin në lumë.

Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar dhunën. Por dhuna e vërtetë është të dhunosh të drejtën e votës.

Protestat do të vazhdojnë derisa të pranohen kërkesat tona. Kthim pas nuk ka, Nuk janë më studentët që protestojnë por janë qytetarët, Situata është kritike.

 Edi Rama është kryeministër arktitekt artist i hapur ndaj Europës?

Sali Berisha:  Është vetëm një iluzion, Edi Rama është njeriu që ka protestuar hapur kundër pranimit të Tiranës në NATO. Ka bllokuar për dy vite statusin e kandidatit të Shqipërisë në BE, pasi nuk votonte tre ligjet për të cilat erdhi më pas konsensusi i Komisionit Europian. Nuk respekton asnjë rregull europiane. Ka lidhje të ngushta me kriminelët e trafikun e drogës. Kultivon idenë e vjetër të komunistëve shqiptarë "të krimit të dobishëm", Është pasardhës i nomenklaturërs së lartë komuniste të Enver Hoxhës e babai i tij ishte në Presdium e ka firmosur varjen e një poeti dezident.

 Cfarë programi ka opozita?

Sali Berisha: Integrimin Europian, pra një demokraci e një ekonomi tregu funksionale. Jemi të vendosur të bëjmë gjithcka për të respektuar shtetin e së drejtës e për të luftuar kriminalitetin. Edi Rama i ka hapur parlamentin vrasësve. Dalja ime nga skena është pa kthim, por do bëj gjithçka që t'i bëj shqiptarët të votojnë si të gjithë qytetarët europianë. Jemi i vetmi vend në Europë me një gjysëm diktaturë si në Venezuelë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...