Minxhozi për korrigjimin e kufijve: Shqipëria të mbajë qëndrimin e njëjtë si të Amerikës

Shqipëria

Minxhozi për korrigjimin e kufijve: Shqipëria të mbajë qëndrimin e njëjtë si të Amerikës

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 20:41
Qemal Minxhozi

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë real e të paraqesë paqe të qendrueshme.

Minxhozi ka qenë i ftuar në Emisionin Frontal ku ka thënë se Kosova nuk është më e 99-ës

‘Komuniteti ndërkombëtar është lodhur dhe ka probleme globale, Kosova nuk është më e ’99-ës’, ka bërë të ditur Minxhozi.

Tutje ai ka thënë se : ‘Ajo që them është se Kosova dhe Shqipëria duhet të demonstrojnë marrëdhëniet ndërmjet njëra tjetrës në rrafshin ekonomik, mbështetjen që duhet të jap Shqipëria për Kosovën duke i ndihmuar në lobimin për njohjeKurse ajo që nuk ka ndikuar në tregun e Shqipërisë nuk është vërejtur vendosja e taksës’

Për shkëmbimin e territoreve dhe për deklaratat që i kishin dhënë krerët e shtetit shqiptarë Minxhozi ka thënë se Shqipëria është në favor të një marrëveshje që Kosova është përfituese dhe ka thënë se çdo gjë që vendos Kosova duhet të merret parasysh edhe ajo se çfarë thotë amerika.

‘Për çdo gjë që vendos Kosova ne përkrahim madje duhet marruar parasysh edhe atë që thotë Amerika si përkrahësja kryesore e Kosovës. Deklaratat e kryeministrit dhe presidentit shqiptarë janë ashtu siç duhet të jenë. Edhe mediat shqiptare kanë qenë të kujdesshme në atë se çfarë raportohet për këtë çështje’ ka deklaruar Minxhozi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat