Kryemadhi flet si kamikaze: Mund ta merrnim për 10 minuta Kryeministrinë

Shqipëria

Kryemadhi flet si kamikaze: Mund ta merrnim për 10 minuta Kryeministrinë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 21:42
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në “360 Gradë”, në Ora Neës, e pyetur s përse u mbyll protesta pasditen e së shtunës, dha këtë përgjigje.

“Nuk ishte sinjal. Ishte agjendë shumë e qartë e opozitës. Mos të harrojmë që pjesëmarrja e protestuesve ishte e jashtëzakonshme.

Ajo tha se protesta e ka arritur qëllimin.

“E para, tregoi se shumica e shqiptarëve janë kundër Edi Ramës, jo se janë me Lulzim Bashën apo Monika Kryemadhit. Janë kundër Edi Ramës, kundër çmimeve të energjisë elektrike. Shqiptarët kanë të njëjtën rrogë sot por paguajnë më shtrenjtë. Opozita po të donte, brenda 10 minutave e merrte godinën e Kryeministrisë dhe ia hidhte surratit Edi Ramës”, tha kryetarja e LSI-së.

Ndërkohë, para disa ditësh ajo kishte thënë që mund ta hidhte veten në erë bashkë me Ramën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat