Falsifikoi rezultatin për zëvendësin, drejtori i shkollës në Paskuqan nën hetim edhe për korrupsion

Shqipëria

Falsifikoi rezultatin për zëvendësin, drejtori i shkollës në Paskuqan nën hetim edhe për korrupsion

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 22:32
Ilustrim

Të premten e kaluar Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e saj për pezullimin nga detyra të Abas Hoxha,drejtorit të shkollës “Gramoz Palushi”, në Paskuqan. Prokuroria e kryeqytetit gjatë hetimeve të kryera kishte konstatuar se nëpërmjet ushtrimit të detyrës së tij, Hoxha kishte kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Falsifikimit të dokumenteve zyrtare”, duke ndryshuar rezultatin e konkursit për përzgjedhjen e nën/drejtorit të shkollës “Gramoz Palushi” në Paskuqan.

Por tashmë prokurori i çështjes Gentian Abazaj është përqëndruar në verifikimin edhe të një akuze tjetër atë të korrupsionit të drejtorit Hoxha, pasi nga dëshmitë e disa prej përfaqësuesve të qëndrën ”Albania Katar Center”, që kryente trajnime dhe çertifikimin e mësuesve, ka rezultuar se për çdo trajnim dhe çertifikatë kërkohej nga mësuesit një pagesë prej 30 mijë lekë të vjetra. Por çuditërisht, ndryshe nga sa ka dëshmuar në prokurori përfaqësuesi i “Albania Katar Center”, një nga mësuesit e shkollës “Gramoz Palushi”,në Paskuqan ka treguar në prokurori se për çertifikatat ka paguar 60 mijë lekë të vjetra dhe këto lek ja ka dorëzuar në dorë drejtorit të shkollës Abas Hoxha. Kaq ka mjaftuar që prokuroria të nisë verifikimet e imtësishme për korrupsion, dhe është thirur disa herë përfaqësuesi i ”Albania Katar Center”.

Ai ka këmbëngulur se qëndra e trajnimeve merte një shifër prej 30 mijë lekë të vjetra dhe jo 60 mijë lekë të vjetra. Prokuroria ka krijuar dyshime se diferencën e mbetur prej 30 mijë lek të vjetra e merte drejtori i shkollës Abas Hoxha. Tashmë pas pezullimit të drejtorit Abaz Hoxha, vetë drejtoresha e arsimit në Kamëz Çekani është bërë objekt i verifikimit të prokurorisë së Tiranës, pasi në mënyrë të kundraligjshme nuk ka zbatuar tre rekomandimit e bëra nga raport-inspektimi i datës 13 dhjetor 2018 i kryer nga grupi i punës në ministrinë e Arsimit Besnik Rama, Holta Seferi dhe Albana Çelaj.

Tre inspektorit e ministrisë së Arsimit i drejtonin 3 rekomandime drejtoreshës Çekani, dhe më konkretisht që Abaz Hoxha, drejtori i gjimnazit "Gramoz Palushi" te rishikonte procedurën e emërimit të nëndrejtorit të shkollës, Blerim Deda. Grupi i punës rekomandonte që Ermioni Çekani të rishikonte vendimin e 17 shtatorit 2018 të drejtorit të shkollës 9-vjeçare "Halit Coka"për emërimin e A.B mësuese definitive,pasi ky vendim nuk është i mbështëtur në udhëzimin e ministrisë, që flet për procedurat e lëvizjes paralele.Por çuditërisht Ermioni Çekani nuk ka lëvizur fare, duke mos çuar në fund asnjë nga këto rekomandime të bëra nga grupi i inspektimit në ministrinë e Arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat