Ngjela paralajmëron arrestimin e krerëve të politikës: Ndoshta dhe Rama - Bota Sot
Ngjela paralajmëron arrestimin e krerëve të politikës: Ndoshta dhe Rama

Shqipëria

Ngjela paralajmëron arrestimin e krerëve të politikës: Ndoshta dhe Rama

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 23:48
Spartak Ngjela

Teksa opozita ka protestën e radhës me 21 shkurt, avokati Spartak Ngjela thotë se nuk do të ndodhë asgjë, mandje sipas tij mund të anulohet fare.

Ngjela ka thënë në Ora News, se opozita duhet ti vërë veshin Ambasadës amerikane dhe të tërhiqet.

Madje, Ngjela parashikon arrestimin e krerëve të politikës, mes tyre dhe Ramën.

“Asgjë nuk do të ndodhë, rrezik nuk do të bëhet fare.Nuk do të ketë lënie mandatesh. Protesta do të bëhen por nuk mund të ketë protestë të dhunshme, kryengritje dhe revolucion nuk mund të ketë. Pas asaj që ka bërë Ambasada amerikane është mirë që të ikin dhe ta lënë me këtë se mund tu vijë kërcënim politik si ai që u erdhi për çadrën”, tha ai.

Shtoi se “Politika amerikane kërkon të shpëtojë opozitën.Me forcën që do të ushtrojë politika amerikane këta do të rrinë brenda strukturave politike. Do arrestohen krerët e të dy palëve dhe do riformulohen partitë, ka marrë fund, kjo është. Sapo të përfundojë Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme do të dëgjoni përditë arrestime. Do arrestohen krerët e mëdhenj, edhe Rama ndoshta. Do të fillojë majtas, fillohet nga mazhoranca.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...