Me çantë me drogë drejt Greqisë, arrestohen 3 shqiptarët - Bota Sot
Me çantë me drogë drejt Greqisë, arrestohen 3 shqiptarët

Shqipëria

Me çantë me drogë drejt Greqisë, arrestohen 3 shqiptarët

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:46
Foto Ilustrim

Policia greke ka ndërmarrë një tjetër operacion antidrogë në kufi me Shqipërinë, ndërsa në pranga kanë përfunduar 3 shqiptarë të moshës 23, 36 dhe 49 vjeç. Shqiptarët janë kapur në Kostur duke transportuar në këmbë një çantë që përmbante 2 pako me 19 kg 530 gram marijuanë.

Gjithashtu, nga verifikimi në sistem rezulton se të 3 shqiptarët rezultojnë persona me precedentë dhe të dënuar më përpara.

23-vjeçari është i dënuar me 24 muaj burg dhe 6000 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët. 36-vjeçari është i dënuar me 18 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët dhe 49-vjeçari rezulton i dënuar me 24 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët.

Policia greke sekuestroi 3 celularë dhe 3 karta SIM.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...