Në protestën e cila po mbahet para Kuvendit të Shqipërisë nga simpatizantë dhe mbështetës të opozitës, ka dalë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.
Ai tha se sot është dita e parë e betejës dhe se kjo do të vazhdojë derisa siç thotë ai, qytatarëve t’u kthehet legjitimiteti politik.
“ Kjo e ardhme nuk do të jetë e kriminelëve. Sot është dita e parë e kësaj beteje. Sot djegim mandatet dhe kjo betejë do të vazhdojë derisa qytetarëve në Shqipëri t’i kthehet legjitimiteti politik. Sot është dita e rrugëtimit drejt një Shqipërie evropiane”, tha Basha.