Ndotja e ajrit në Zharrëz; Disa banorë raportojnë probleme. Dy u shtruan në spital

Shqipëria

Ndotja e ajrit në Zharrëz; Disa banorë raportojnë probleme. Dy u shtruan në spital

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 11:46
Foto

Banorët e fshatit Zharrëz thonë se kanë problem shëndetësore nga ndotja e ajrit prej gazit metan. Dy gra janë dërguar me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal te fierit pas problemeve në rrugët e frymëmarrjes dhe alergjinë.

Ndotja e ajrit është ndier edhe nga banorët e tjerë të Zharrzës që gjithashtu kanë patur probleme serioze frymëmarrje. Ata thonë se kjo gjendje u ndodh shpesh.

Sipas banorëve ndotja e ajrit ndodh gjatë furnizimit me naftë bruto në depozitën e dekantimit, pronë e kompanisë Albpetrol, e cila ndodhet vetëm pak metra në dalje të fshatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat