Ditën e shtunë dhe të diel, në datat 23 dhe 24 shkurt bregdeti shqiptar do të përfshihet nga erëra të forta.
Drejtoria e Përgjithshme Detare bën me dije se forca e detit do të jetë 7 shkallë Boufort.
Ajo u bën thirrje të gjithë subjekteve që të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve lundruese.
“Ju informojmë që me datën 23 dhe 24 shkurt 2019 bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri-veri lindje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort.
Ju rikujtojmë që njoftimi i mësipërm ka për qellim te paralajmërojë çdo subjekt te interesuar që ushtron veprimtari në fushën e detarisë, gjithashtu për të marre të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë se ekuipazhit në mjetet lundruese”, thuhet në njoftimin e DPD-së.