Nesër priten reshje bore në Shqipëri, ARRSH paralajmëron drejtuesit e mjeteve

Shqipëria

Nesër priten reshje bore në Shqipëri, ARRSH paralajmëron drejtuesit e mjeteve

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se sipas parashikimit të motit gjatë natës dhe ditës së nesërme priten reshje dëbore në zonat malore, si dhe ulje të temperaturave.

Kompanitë e mirëmbajtjes janë në gadishmëri dhe kanë marrë masat e nevojshme për mirëmbajtjen dimërore.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhir, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat