Bllokimi i ilaçeve/ Shpejt indeksimi i çmimit nga Këshilli i Ministrave

Shqipëria

Bllokimi i ilaçeve/ Shpejt indeksimi i çmimit nga Këshilli i Ministrave

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 22:35
Ilustrim

Indeksimi i çmimit të barnave i cili pritet të ulë çmimin e tyre nga 5 deri ne 10% duket se e ka veshtiresuar tregun farmaceutik.

Agjensia e Barnave nuk lëshon pulla që i vendosen barit në ambalazh bashkë me çmimin. Kjo jo më për arsye se nuk janë zhvilluar tenderat për prodhimin e pullës, por këtë radhë pritet që të dalë vendimi për indeksimin e çmimit të barnave nga Këshilli i Ministrave.

Ndërkohë, në tregun farmaceutik ka mungesa të theksuara të barnave të cilat janë në listën me rimbursim dhe që kanë konsum të gjerë nga popullata. Një ndër këto barna është insulina për pacientët me diabet apo valsartani për pacientët që mjekohen për tensionin, aspirina.

Ndërkohë që ka ende barna të tjera që mungojnë nëpër farmaci, ndonëse ka mbi një muaj që kompanitë kanë sjellë furnizimin për tregun shqiptar, por ato nuk pajisen me pullë për të dalë më pas në treg.

Fondi nga ana tjetër i kërkon farmacive të marrin masa në mënyrë që të mos u mbeten shumë barna stok. Por, farmacitë kërkojnë minimumi një muaj kohë që nga dalja e vendimit për indeksimin e çmimit të barnave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat