Paloka: Parlament me Taon, se Rama bën antimiting në Lushnje - Bota Sot
Paloka: Parlament me Taon, se Rama bën antimiting në Lushnje

Shqipëria

Paloka: Parlament me Taon, se Rama bën antimiting në Lushnje

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 13:23
Edi Paloka

Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se mbledhja e sotme e parlamentit është antiligjore. Në një dalje për mediat nga selia e PD, Paloka tha se Rama sot do të bëjë antimiting në Lushnje, ndërsa në Parlament çon Taulant Ballën.

Paloka: Është mbledhja e një parlamenti ilegjitim që nuk përfaqëson jo shqiptarët, por nuk përfaqëson as ata që dikur mund ta kenë votuar PS. Sot ky parlament është ilegjitim. Pasi e rrethuan me tela me gjemba, pasi i salduan hyrjet në parlament, sot kanë kaluar në ilegalitet të plotë për të shpëtuar kokën e Edi Ramës. Kanë filluar mbledhin parlamentin jo vetëm sikur e kanë privat, por edhe në ilegalitet. Ndërkohë që  tjetri bën antimitingun në Lushnje, se vetë ikën, as nuk rri në parlament, dërgon Taon dhe Spiropalin në Parlament.

Ne ju kemi bërë thirrje të gjithë qytetartëve të Tiranës që sot të jenë para parlamentit dhe ne do të zhvillojmë protestën, ashtu sic e kemi deklaruar sa herë që të mblidhen dhe kudo që të mblidhen.

Banalitetet e Taos. Ne që dorëzojmë imunitetin kemi frikë nga drejtësia. Këta që fusin ligj për rritur imunitetin që mos ja dorëzojnë prokurorisë, këta nuk kanë frikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...