Premtohen investime për forcimin e shëndetësisë nëpër komuna

Shqipëria

Premtohen investime për forcimin e shëndetësisë nëpër komuna

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 17:40
Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, u ka dorëzuar sot kryetarëve dhe përfaqësuesit të 38 komunave të Kosovës, raportin kombëtar “Cilësia e Kujdesit”, i mbështetur nga AQH.

Studimi ka vlerësuar njerëzore, infrastrukturën, standardet e higjienës dhe sigurisë, pajisjet mjekësore esenciale ekzistuese, si dhe kënaqshmërinë e pacientit.

Ministri Ismaili tha se ky projekt ka rëndësi të veçantë, ngase përpos që u jep kryetarëve të komunave një pasqyrë fillestare të gjendjes në terren, i ofron mundësi edhe Ministrisë së Shëndetësisë që t’i orientojë fondet aty ku është nevoja më e madhe.

“Kështu, do të kishim mundësinë që bashkë të krijojmë një bashkëpunim substancial, konkret, me buxhet të planifikuar, në realizimin e projekteve që kemi”, tha ai.

Ismaili përmendi hartimin e strategjisë për kujdesin primar shëndetësor, i cili do të fillojë pas këtij vlerësimi të AQH-së, fillimin e shpërndarjeve të pajisjeve bazike për kujdesin parësor shëndetësor në të gjitha komunat, fillimin e zbatimit të zonimit duke krijuar listat e pacientëve për ekipet e mjekësisë familjare, etj.

Ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, foli për rëndësinë e këtij projekti dhe forcimin e kujdesit parësor shëndetësor.

“Kujdesi parësor shëndetësor ka potencial për t’u zhvilluar, andaj duhet të bashkojmë forcat që të punojmë në këtë drejtim. Jemi të lumtur që po ndihmojmë në Kosovë pasi që jemi duke bërë diçka speciale për momentin”, ka thënë ai.

Ndërsa, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se rritja e investimeve në kujdesin parësor shëndetësor do të ndihmoj që të krijohen shërbime më të mira me fokus pacientin. 

Ndryshe, takimi ishte vazhdim i diskutimit mbi forcimin e kujdesit parësor shëndetësor, të zhvilluar më 5 korrik 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat