U përjashtua nga PD, rrëfehet Murrizi: Ja çfarë i thashë Salianjit pas votimit

Shqipëria

U përjashtua nga PD, rrëfehet Murrizi: Ja çfarë i thashë Salianjit pas votimit

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 06:12
Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi, i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila, tha se anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike u zgjodhën ata që nuk morën pjesë në fushatë.

Murrizi: E di kush më ka përjashtuar mua? Këta që nuk lanë gjë pa thënë 28 ditë kur ne përballeshim me bandat në Lushnjë që ikën në avion dhe vajtën në Kopenhagën. Tomorri, Seiti, Bozdo. Ky i votuari ishte në fushatë? Këta që janë sot në Kryesi. Ivi Kaso ku ka qenë në fushatë. Bardh Kadilli ishte në fushatë? I çonte Rama mbrapa mediave për të bërë lajm dhe bënë karrierë. Kush shan më fort qenka më i fortë? Reagimi im i parë është kur është përzënë Ervin Salianji, që bëri opozitë reale me emra dhe banda. I thashë nuk të duan kështu. Duan këta që shajnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat