Zbutën dënimin për Dajtin, gjyqtarët kërkojnë rikthimin e celularëve të sekuestruar - Bota Sot
Zbutën dënimin për Dajtin, gjyqtarët kërkojnë rikthimin e celularëve të sekuestruar

Shqipëria

Zbutën dënimin për Dajtin, gjyqtarët kërkojnë rikthimin e celularëve të sekuestruar

Më: 2 mars 2019 Në ora: 17:21
Dritan Dajti

Krahas kontrollit të banesave me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda,  tre gjyqtareve  që firmosën pranimin e kërkesës së Dritan Dajtit, për gjykimin e shkurtuar u janë sekuestruar edhe aparatet telefonike.

Mësohet se telefonat  janë dërguar për ekspertizë  në policinë shkencore  për  të gjetur prova pas dyshimeve për veprime korruptive nga ana e tyre.

Po kur ka kaluar dy javë nga ky vendim,  gjyqtarët tashmë i janë drejtuar gjykatës për heqie të sekuestros mbi aparatet telefonike dhe rikthimin e tyre. Kërkesa  pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja e çështjes Liliana Baku.  Gjitahtu për  Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj prokuoria ka nisur edhe verifikimin e pasurisë së tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...