Shqiptarët fitojnë Tuzin, reagon Gent Cakaj: Na dhanë një mësim të vlefshëm

Shqipëria

Shqiptarët fitojnë Tuzin, reagon Gent Cakaj: Na dhanë një mësim të vlefshëm

Më: 4 mars 2019 Në ora: 09:11
Gent Cakaj

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka përshëndetur fitoren e koalicionit shqiptar “Malësia na bashkon”, duke marrë drejtimin e komunës së Tuzit.

Në një reagim në Twitter, Cakaj shkruan se Tuzi veç fitores përcjell edhe një mësim të vlefshëm për të gjithë.

“Tuzi na dha një mësim të vlefshëm se përtej logove, bindjeve politike apo protagonizmit, vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve. Urimet më të përzemërta koalicionit “Forumi shqiptar” për rezultatin historik”, shkruan ministri në detyrë Gent Cakaj.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat