Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni grumbullimet e protestuesve

Shqipëria

Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni grumbullimet e protestuesve

Më: 4 mars 2019 Në ora: 17:21
Ambasada e SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të evitojnë rrugët të cilat do të bllokohen nga protesta e paralajmëruar e opozitës, si dhe të evitojnë grumbullimet e protestuesve.

Përmes një njoftimi, Ambasada bën me dije për qytetarët e saj në Shqipëri dhe familjarëve të tyre që të evitojnë kalimet nga zona e Kuvendi, Kryeministria si dhe godinat e tjera shtetërore.

Sipas ambasadës, “protesta pritet që të mbahet gjatë punimeve të Kuvendit. Protestuesit janë duke protestuar kundër Qeverisë shqiptare dhe kohëzgjatja e saj është e papërcaktuar. Forcat e sigurisë kanë përdorur në protestat e mëparshme, ujë dhe gaz lotsjellës. Personeli i Ambasadës së SHBA dhe familjarët e tyre të evitojnë të gjitha grumbullimet dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat