Robelli “skanon” Shqipërinë: Garë bandash! Situata mbetet kaotike

Shqipëria

Robelli “skanon” Shqipërinë: Garë bandash! Situata mbetet kaotike

Më: 4 mars 2019 Në ora: 23:14
Enver Robelli

Gazetari Enver Robelli në lidhje “Skype” me emisionin  “A Show” në News 24 ka komentuar zhvillimet politike në Gadishullin e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë

Ai theksoi se situata politike në Shqipëria është tepër kaotike dhe i gjithë ky realitet, shtoi ai, reflekton negativitet në të gjithë kontinentin europian. Duke komentuar artikullin e medias gjermane “Der Spiegel” të titulluar “Pranvera Ballkanike”, Robelli pohoi se situata politike dhe sociale në vitet e fundit është ashpërsuar ndjeshëm në Ballkan.

“Ka një bindje të përgjithshme të gazetarëve që raportojnë nga Ballkani se situata politike është ashpërsuar në këto vitet e fundit. Në çështjet e rëndësishme duhet të kërkohet shkathtësia e politikanit që të integrojë edhe opozitën. Betejat që autokratët i zhvillojnë në Evropë janë kundër opozitës  në vendin e tyre.  Në Serbi shohim shumë protesta kundër Aleksandër Vuçiçit. Në Malin e Zi ka ardhur koha për ndryshime. Shqipëria pasqyrohet në një situatë kaotike në fushën e politikës dhe kjo nuk është e mirë.

Unë mendoj se nuk do të duhej të kultivohet armiqësia që është kultivuar që nga rënia e komunizmit. Duke patur parasysh zhvillimet në rajon, duhet të këtë një kthjellim të sferës politike.  Këtu duket sikur bëjnë garë dy banda për të garuar me njëra tjetrën. Njëra vjen në pushtet, tjera vijon sërish avazin e vjetër. Politika është shndërruar për të vjedhur dhje jo për të shërbyer. Ne nuk jemi mësuar me normalitet dhe kjo është e tmerrshmja që po ballafaqohet Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit”,  tha ai.

Ai u ndal edhe tek çështja e nxehtë e “Korrigjimit të Kufijve” mes Serbisë dhe Kosovës, duke analizuar rolin e politikanëve dhe divergjencat që shpalosin ata në retorikën politike.

“Si shkon në pak kohë fati i shumë diskutueshëm i Hashim Thaçit? Robelli: Është vështirë të parashikohet. Ai me të drejtë ka një shqetësim në lidhjet me Gjykatën Speciale. Ka spekulime që thuhet se do të merret si dëshmitar deh i pandehur dhe kjo e ka bërë joracional dhe jo konsistent me deklaratat e tij. Për kundër kritikave të drejta që mund t’i bëhen Thaçit, por për hir të së vërtetës kosovarët kanë ngurruar për t’u ballafaquar me Serbinë. Ramush Haradinaj ka patur mundësinë të nisë negociatat.  Kjo duhet të ishte pak edhe nën kontroll të qeverisë. Këtu po luhen lojëra të ndyra populiste. Në rast se do të këtë zgjedhje, ai do të dalë para popullit si shpëtimtar i kufijve.

Mendoj se vizita e Vucicit nuk duhet të shihet si çështje të botes, por një qëndrim politik. problemi i shqiptarëve është se kanë aq shumë politikanë që duan të qëndrojnë si baballarë dhe si  bajraktarë dhe nuk janë të prirur për të implementuar reformat. Gjithçka është një shfaqje teatrale”, shtoi ai.

Gazetari dhe analist foli edhe për Samitin e Dytë të Diasporës, i cili u zhvillua dy ditë më parë. Sipas tij, kjo ishte një lojë për të keqpërdorur Diasporën për qëllime të brendshme politike.

“Unë mendoj se  takimet e tilla është të rëndësishme, por e rëndësishme është koncepti dhe synimi i samiteve. Kjo është një ndenjë e bashkëmendimtarëve për të keqpërdorur diasporën për qëllime të brendshme”, tha mes tjerash Robelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat