Raporti i DASH, Spahiu: I vuri vulën qeverisë, të korruptuar!

Shqipëria

Raporti i DASH, Spahiu: I vuri vulën qeverisë, të korruptuar!

Më: 14 mars 2019 Në ora: 09:51
Përparim Spahiu

Mbrëmjen e djeshme, Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin mbi të drejtat e njeriut në botë dhe për Shqipërinë ka renditur një sërë problematikash kryesore.

Një ndër to ishte fakti se zyrtarët e lartë, politikanët dhe gjyqtarët në Shqipëri kanë shmangur ndjekjen penale.

Për këtë raport ka reaguar edhe opozita, më konkretisht ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu, i cili thekson se DASH i vuri vulën qeverisë shqiptare si të korruptuar.

“Pas Transparency International, që e rendit Qeverinë të 99-tën nga 175 shtete, pas Ëorld Justice Project ku Shqipëria rendit mjaft keq në treguesin e korrupsionit, vjen dhe raportimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thekson se: ‘Korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e Qeverisë shqiptare, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë që shumë pak është bërë për të zbatuar ligjin për dënime penale ndaj zyrtarëve të lartë’”, shkruan Spahiu.

Duke iu referuar raportit, Spahiu shprehet se ka gjithmonë e më tepër kupton se djegia e mandateve dhe mosnjohja e qeverisë së krimit nga opozita ishte vendim i drejtë.

“Gjithnjë e më shumë bindem për vendimin e drejtë të opozitës, për mosnjohjen e një shumice të korruptuar në nivelet më të larta, që ka mbjellë veç varfëri në shumicën e shqiptarëve. Gjithnjë e më shumë çdo shqiptar duhet të bindet se vetëm zgjedhje të lira e të ndershme janë zgjidhja e halleve dhe problemeve të tyre!”, shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat