Deputetja Hajdari takim me amb. Gjermane: Lënia në bllok e mandateve jo zgjidhje

Shqipëria

Deputetja Hajdari takim me amb. Gjermane: Lënia në bllok e mandateve jo zgjidhje

Më: 14 mars 2019 Në ora: 16:15
Rudina Hajdari dhe Sussane Shütz

Deputetja Rudina Hajdari ka zhvilluar një takim me ambasadoren gjermane në Tiranë, Sussane Shütz, ku ka diskutuar sipas saj, për "situatën e vështirë dhe shumë delikate në të cilën ndodhet vendi dhe institucionet Shqiptare aktualisht". Ajo thotë se dorëzimi i mandateve nga opozita nuk është zgjidhje.

Hajdari: BE kërkon me të drejtë përgjegjshmëri të lartë dhe integritet nga politikanët shqiptarë, nga qeveria dhe opozita. 

Është e papranueshme që politika në tërësi të vazhdojë me modelin e vjetër që nuk përfaqëson aspak qytetarët Shqiptarë, aspiratat, qëllimet dhe vlerat e tyre. Dorëzimi në bllok i mandateve nga ana e opozitës nuk është zgjidhje ashtu siç nuk është aspak zgjidhje arroganca qeveritare. 

Sjellja e politikës Shqiptare sot është modeli më i keq i mundshëm që po i ofrojmë qytetarëve Shqiptarë dhe sidomos të rinjve.

Nuk mund të rrimë duar-kryq dhe të presim që ky ngërç i paprecedent politiko-institucional të zgjidhet vetë. Situata mund të agravojë kur aktorët nuk vlerësojnë siç duhet rrethanat. Të gjithë aktorët kanë detyrimin që të reagojnë sa më parë për të orientuar një zgjidhje politike të gjithëpranueshme për krizën e paprecedentë në cilën gjendet sot Shqipëria, për një zgjidhje që siguron në radhë të parë interesin qytetar dhe kombëtar, pa çeduar demokracinë me qëllim që të ndikojmë pozitivisht të ardhmen e Shqipërisë dhe anëtarësimin e saj në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat