Moti sot në Shqipëri

Shqipëria

Moti sot në Shqipëri

Më: 16 mars 2019 Në ora: 09:04
Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me përjashtim të vranësirave të pakta kalimtare mbi relievet malore.

Era do të fryjë nga kuadranti i Jugut me shpejtësi 1-10 m/sek, si dhe mjegull/mjegullinë në orët e para të mëngjesit, përcjell Atsh.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6-8 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet nga 20-22 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat