Rama gjen kohë për replika me ndjekësit në FB: O zot çfarë karajfili

Shqipëria

Rama gjen kohë për replika me ndjekësit në FB: O zot çfarë karajfili

Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:14
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit e tij në facebook.

Një prej tyre kritikon qëndrimin e kryeministrit për t’u larguar nga Tirana ndërsa opozita proteston.

“Një burrë shteti duhet të rri në fronin e tij,  tregon që s’je njeriu duhur.”- i shkruan një prej komentuesve, ndërsa në përgjigje Rama i shkruan se sot jetojmë në kohën e punës e jo të froneve.

REPLIKAT

Komentuesi: Nje burre shteti duhet te rri ne fronin e tij,kjo tregon qe sje njeriu duhur.

Edi Rama: Sot nuk jetojme ne kohen e froneve po ne kohen e punes me njerezit e mes njerezve, po jam sjam une njeriu i duhur kete fatmiresisht se ke ne dore ti ta vendosesh

Komentuesi: bravo cdo protest e man fjalen rama ik ne vlor ne itali ne berat puna me ik

Edi Rama: hahaha o zot cfare karajfili, po pse do le punen e zakonshme ne terren une per dite te shtune dhe te rri ne zyre pa pune, per ata qe s’kane pune tjeter, e mblidhen para zyres time? Hajde mendje hajde, tamam karajfil kur thote populli

Komentuesi: Ky eshte Njeriu inicijatori i percarjes se kosoves bashk me baton spiunin dhe genc beberonin

Edi Rama: eh, kur lexon keto broqkulla te kujtohet ajo fjala cdo pyll ka derrat e vet, cdo vend ka veshegjatet e vet

Komentuesi: Turizem ne Tomorrin dhe Skraparin e bukur nuk mund te kete pa u mbyllur guroret tuaja si varre te hapura e ku punohet si ne shek e 18.

Edi Rama: avash qetesohu me ate guroret “tuaja” e para, sepse as jane tonat e as nuk ka bere kurrkush me shume se ne per t’i ndaluar, nderkohe qe ka s’ka turizem ne Skraparin e bukur kete s’e vendos ti, po e thone shifrat! Dhe e thone qarte: 13 mije turiste ne tere qarkun Berat ne 2013 dhe 110 mije vjet, nga te cilet 17 mije deri ne Skraparin e bukur! Shendet dhe mot me mire

Komentuesi: Zoti Rama mos u ul gju me gju me disa servila drejtore e biznesmen gjoja…por merru me shtetin shqiptar se po te iken per duarsh ne Tirane…tregoju burre shteti ….dhe jo nje kryetar bashkije ne Berat…

Edi Rama: qetesohu dhe shiko te besh ndonje pune per veten tende, se punen time e di vete une dhe mos shaj njerezit pa lidhje se eshte turp, ndersa hallet e shtetit lerua atyre qe kane detyre t’i mbajne se s’ta ka lene kush ty kete barre te madhe.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat