Platforma e bashkëqeverisjes, rritet numri i rasteve të zgjidhura

Shqipëria

Platforma e bashkëqeverisjes, rritet numri i rasteve të zgjidhura

Më: 17 mars 2019 Në ora: 16:25
Tirana

 Platforma e bashkëqeverisjes vijon të zgjidhë problemet dhe ankesat e qytetarë shqiptarë, duke u kthyer në një platformë e besuar për ta.

Raste e ankesave të zgjidhura në platformën e bashkëqeverisjes në qeverisjen qendrore janë 22413 nga 31884 që është edhe numri total i ankesave.

Ndërsa në qeverisjen vendore, numri i ankesave të zgjidhura është 2628 nga 5670 raste.

Në rubrikën jam studentë, pyetja imë, janë kthyer 1268 përgjigje.

Po ashtu janë edhe 26 raste të suksesit gjatë kësaj javë. Nga këto 6 raste i përkasin Ministrisë së Drejtësisë, 12 raste në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, 1 rast në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë, 1 rast në qarkun Gjirokastër, 2 raste në qarkun Fier, 1 rast në bashkinë Vlorë.

Numri total i login-eve në faqe ka arritur në 90402 dhe numri total i regjistrimeve të reja në 15652. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat