KQZ pritet të regjistrojë 4 parti për zgjedhjet lokale - Bota Sot
KQZ pritet të regjistrojë 4 parti për zgjedhjet lokale

Shqipëria

KQZ pritet të regjistrojë 4 parti për zgjedhjet lokale

Më: 19 mars 2019 Në ora: 17:22
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër duke filluar nga ora 10:30 minuta, ndërsa në rend dite ka parashikuar të shqyrtojë projektvendimet për regjistrimin e katër partive të reja për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

“Partia Personat me Aftësi të Kufizuar’’, ”Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë’’, “Partia e të Drejtave të Mohuara’’ dhe “Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare”, këto janë katër partitë, të cilat priten të regjistrohen nesër nga KQZ.

Krahas kësaj, KQZ-ja do të shqyrtojë edhe moszgjedhjen e 23 kandidatëve nga lista shumëermërore të Partisë Demokratike.  Një ditë më parë, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha, iu bëri thirrje subjekteve partiake që të dorëzonin brenda ditës së djeshme listat e komisionarëve të KZAZ-ve, ndërsa kësaj thirrje iu përgjigj e para Partia Socialiste, ndërkaq opozita e bashkuar vijon  të mos lëshojë asgjë nga qëndrimet e saj, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.

Edhe OSBE në Tiranë ka apeluar që partitë të dorëzojnë listën e komisionerëve, pasi sipas tyre, çdo veprim tjetër do të cenonte procesin e rregullt të zgjedhjeve lokale, të dekretuara nga Presidenti, Ilir Meta me 30 qershor 2019.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...