Gjylameti: Kontrata jonë më qytetarët e distancuar nga çdo kompromis

Shqipëria

Gjylameti: Kontrata jonë më qytetarët e distancuar nga çdo kompromis

Më: 19 mars 2019 Në ora: 20:49
Blerina Gjylameti

Kryetarja e Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti tha se kontrata e Qeverisë me qytetarët është e distancuar nga çdo lloj kompromisi, pasi sipas saj del në kundërshtim me zgjedhjen dhe votën e tyre.

“Bashkë me Arbin dhe Nduen me familjen socialiste të Njësisë 11 diskutuam mbi mbarëvajtjen e punës organizative për zgjedhjet lokale 2019. Tirana do të vazhdojë standardin e saj drejt shembullit të qytetarisë dhe rrugëtimin drejt progresit.

Kontrata jonë me qytetarët është e distancuar nga çdo kompromis, që del në kundërshtim me zgjedhjen dhe votën e tyre.

Kushtetuta përcakton 30 qershorin si sfidën tonë të radhës dhe ne do të jemi aty me vëmendjen tek njerëzit për të përmirësuar çdo ditë e më shumë projektin e madh për Shqipërinë që duam”, shprehet Gjylameti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat