Banorët e Astirit mbi 4 orë protestë, akuza policisë për presion. Basha: Bisha bëhet e rrezikshme drejt fundit - Bota Sot
Banorët e Astirit mbi 4 orë protestë, akuza policisë për presion. Basha: Bisha bëhet e rrezikshme drejt fundit

Shqipëria

Banorët e Astirit mbi 4 orë protestë, akuza policisë për presion. Basha: Bisha bëhet e rrezikshme drejt fundit

Më: 19 mars 2019 Në ora: 21:20
Lulzim Basha

(E plotësuar) - Në ditën e 136 të rezistencës, protesta e banorëve të Astirit tek Unaza e Re tejkaloi afatet kohore.

Prej orës 17:00 ata bllokuan rrugën në të dy krahët e saj për ta liruar vetëm në orën 21:09 të mbrëmjes, kur u largua dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha që shkoi në mbështetje të tyre.

Basha: Banorët kanë mbi 4 muaj që protestojnë për të mbrojtur banesat e tyre nga afera më korruptive për të cilën sot duhet të ishte në burg Damian Gjiknuri dhe duhet të ishte marrë i pandehur Edi Rama. Ka qenë një urdhër politik i ardhur nga nivelet më të larta, Sandër Lleshaj dhe ndoshta Edi Rama për të kryer reprezalje ndaj banorëve. Bisha e plagosur bëhet më e rrezikshme në momentet e fundit dhe këta e kanë kuptuar që u ka ardhur fundi. Me çfarë argumenti hodhën gaz mbi protestuësit në protestën e të shtunës. Këta janë dalë nga bandat dhe u shërbejnë bandave kundër popullit.

Arsyeja e zgjatjes së kësaj proteste ka qenë fakti se në lagjet e tyre janë vendosur forca të policisë dhe ju kanë bërë presion që të mos marrin pjesë në protestën e opozitës të enjten para Kuvendit.

Por ata deklaruan se nuk do të dorëzohen përkundër çdo presioni.

Çfarë po ndodh me banorët tek Unaza e Re, edhe Basha shkon me urgjencë

Protesta e pasdites së sotme nga banorët e Astirit tek Unaza e Re është shoqëruar nga forca të shumta të policisë.

Banorët kanë deklaruar se nuk e lirojnë rrugën pa u larguar më parë uniformat blu.

Ata u kanë bërë thirrje edhe Ambasadave të huaja në Tiranë për ndihmë. Në mbështetje të tyre janë edhe deputetë të opozitës.

Ndërsa edhe kreu i opozitë Basha është nisur drejt banorëve.

“Kryetari Basha eshte nisur tek Unaza e Re, ku njoftohet se ka prani te shtuar te forcave policore, perfshi edhe FNSH”, njofton PD.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...