Petro Koçi: Lidhjet me krimin e kanë nxjerrë opozitën nga Parlamenti

Shqipëria

Petro Koçi: Lidhjet me krimin e kanë nxjerrë opozitën nga Parlamenti

Më: 20 mars 2019 Në ora: 22:20
Petro Koçi

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i ftuar në emisionin "Arena" në RTV ORA deklaroi se fakti që opozita ka dalë nga Kuvendi lidhet edhe me reformën në drejtësi dhe frikën nga ndëshkimi për shkak të lidhjeve të saj me krimin.

Për këtë ai iu referua deklaratave të ndërkombëtarëve, kryesisht Uashingtonit, që sipas tij i mëshojnë fort vazhdimisht reformës në drejtësi kur komentojnë aktin e djegies së mandateve nga opozita.

Petro Koçi: Jo më kot po të lexosh deklaratat, sidomos të Uashingtonit megjithëse gjykojnë veprimin e opozitës që ky është gabim, është në dëm të demokracisë, duhet të ktheheni në institucione, e përmendin gjithmonë reformën në drejtësi megjithëse nuk ka qenë argumenti i opozitës për të dalë nga parlamenti. Do të thotë që ata gjykojnë se një nga shkaqet kryesore që opozita del nga parlamenti është reforma në drejtësi. Dhe unë e përkthej që janë lidhje e krimit të opozitës që e nxjerrin atë nga parlamenti.Nuk është e zhveshur nga lidhjet me krimin.

Mirela Bogdani: Opozita ka 5 vjet që nuk qeveris, juve ju kanë kapur me presh në duar, me dosje nga kaq dhe jo të brendshmit por të jashtmit dhe ju akuzoni opozitën.

Agron Duka: Si e pengon opozita reformën në drejtësi?

Petro Koçi: Shumica e deputetëve të opozitës nuk kanë dashur të dalin nga parlamenti si ti, urdhrin dhe idenë e ka dhënë Berisha, të tjerët e kanë zbatuar. Është sindroma e tradhëtisë në këtë vend që i kompromenton, frika se quhen tradhëtarë.

Agron Duka: Nëse drejtësia është e pakapur është njëlloj e frikshme si për mazhorancën, si për opozitën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat