Protestë kundër HEC, banorët “pushtojnë” këshillin Bashkiak

Shqipëria

Protestë kundër HEC, banorët “pushtojnë” këshillin Bashkiak

Më: 21 mars 2019 Në ora: 15:52
Foto

Banoret e Fushë – Bulqizës u futën në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, ku në rend dite ishte një vendimi për ta shfrytëzuar sipërfaqen pyjore të zonës së tyre për projektin e dy hidrocentraleve.

Mbledhja që u bllokua, dështon kështu për herë të dytë, sepse banorët nuk e lejojnë vijimin e projektit duke kërkuar nga këshilltarët që të mos miratojnë dhënien e fondit pyjor dhe kullotave për këtë qëllim.

Mbledhja ku duhet te miratohej heqja nga fondi pyjor dhe trajtimi si truall për ndërtimin e dy hidrocentraleve të sipërfaqes pyjore pranë Fushë Bulqizës nuk kishte as kuorumin e duhur pasi disa këshilltarë mungonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat