Zhvillimet në Tiranë, Rama e Basha flasin nga jashtë vendit - Bota Sot
Zhvillimet në Tiranë, Rama e Basha flasin nga jashtë vendit

Shqipëria

Zhvillimet në Tiranë, Rama e Basha flasin nga jashtë vendit

Më: 21 mars 2019 Në ora: 20:51
Lulzim Basha dhe Edi Rama

“Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.” PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbeshtetjen e PPE, familjes sonë politike”, shkruan Basha.

Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama ndodhet jashtë vendit. Kjo ka shërbyer si burim i disa spekulimeve që lidhen me shëndetin e kreut të qeverisë të cilat vetë Rama dhe kabineti i tij i kanë hedhur poshtë.

“Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtë-nxjerrjeve tuaja nëpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn, fizikisht rrugëve dhe bën politikë, duke sajuar kriza për vendin e sëmundje, për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat”, shkruante Rama.

Në një kohë kur Rama dhe Basha ndodhen jashtë vendit me axhendat respektive, nuk kanë munguar në rrjetet sociale komentet konspirative për një takim mes tyre në një territor asnjanës larg fushë-betejës politike të Tiranës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...