Pas incidentit me bojën e kuqe, Ralf Gjoni u mor në mbrojtje nga policia e shtetit - Bota Sot
Pas incidentit me bojën e kuqe, Ralf Gjoni u mor në mbrojtje nga policia e shtetit

Shqipëria

Pas incidentit me bojën e kuqe, Ralf Gjoni u mor në mbrojtje nga policia e shtetit

Më: 22 mars 2019 Në ora: 10:47
Foto

Menjëherë pas incidentit me bojën e kuqe, policia ka marrë në mbrojtje Ralf Gjonin, deputetin më të ri i cili dje bëri betimin në Kuvend.

E ka bërë të ditur vetë Gjoni përmes një statusi në facebook të postuar paraditen e sotme.

"Falenderoj Policinë e Shtetit për reagimin e menjëhershëm dhe mbrojtjen e ofruar gjatë ditës së djeshme e në vazhdim si dhe miqtë dhe njerëzit e mirë të shumtë që më ofruan mbështetjen e tyre gjatë ditës së betimit në Kuvend."

Ndër të tjera Gjoni i bëri apel kandidatëve në lista elektorale të mos intimidohen nga rruga por të marrin përgjegjësitë e tyre.

"U bëj thirrje të gjithë kandidatëve në listat elektorale të mos intimidohen nga rruga por të marrin përgjegjësitë e tyre në këto momente të vështira për vendin. Askush nuk duhet lejuar të cënojë të drejtën themeltare të përfaqësimit në parlament, përndryshe kemi të bëjmë me terrorizëm politik!"

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...