Kongresi i PS-së, Rama: Ndezim motorët elektoralë për fitoren e qershorit

Shqipëria

Kongresi i PS-së, Rama: Ndezim motorët elektoralë për fitoren e qershorit

Më: 22 mars 2019 Në ora: 17:52
Edi Rama

“Nesër kongresi i Partisë Socialiste, ndezja e motorëve elektoral për fitoren e qershorit”, ka deklaruar Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Përgjigja ime”, duke uruar gjithashtu edhe besimtarët bektashi për festën e Sulltan Nevruzit.

Në vijim, Kryeministri Rama shprehet se “sot po përgatitemi për kongresin tonë elektoral nesër. Ju ftojë të vini po të keni dëshirë në orën 12 në sheshin “Nënë Tereza”, ku te pjesa e dytë e kongresit do të jemi bashkë në takimin e ciklit kombëtar “Bashkia që Duam”. Nesër është radha e Tiranës, por është dita e ndezjes së motorëve elektoral për bashkitë e tërë Shqipërisë. Në katër vjet është bërë vërtetë shumë në Tiranë dhe Kudo që kemi drejtuar në nivel vendor, ku patjetër shumë më shumë akoma duhet bërë, dhe ne jemi gati të bëjmë atë që duhet jo vetëm aty ku kemi drejtuar. por kudo që duam të drejtojmë dhe të hapim rrugën e ndryshimit për mandat për bashkitë e shkreta, që kanë mbetur peng i paaftësisë proverbiale të kundërshtarëve tanë. Por do flasim nesër me gjatë dhe më gjerë. Kushto që dëshiron është i mirë se ardhur”.

Kryeministri Rama i është përgjigjur lajmeve të rreme për shtrimin e tij në spital në Berlin.

“Siç e shihni jam mirë jo në spital në Berlin, por në zyrën time në Tiranë. Njerëz jemi edhe mund të sëmuremi, por nuk ishte rasti ky i vizitës në Berlin. Në Berlin kam ndaluar dje pasi kalova dy ditë në Paris dhe isha për hall, po kjo është e vërtetë, por jo për shëndetin tim, por për të takuar miq dhe partnerë të Shqipërisë për t’u shpjeguar me sa munda arsyet e pamjeve të shëmtuara që kundërshtarët tanë rrugë humbur eksportojnë nëpër botë me ato pseudo-protesta e tyre. Për t’u kërkuar mbështetje për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim dhe për të kuptuar më shumë për situatën e brendshme politike në vendet kyçe, si dhe për vendimmarrjen mbi negociatat me Shqipërinë”, tha ai.

Ne vijim, Rama sqaron sa ka zhvilluar një vizitë jo formale punë ku ka takuar personalitete të larta në lidhje me çeljen e negociatave të Shqipërisë.

“Nuk ishte një vizitë zyrtare, ishte një vizitë jo formale punë që nga bisedat me ish-presidentë, ish-kryeministra, zyrtarë të lartë dhe opinionistë me zë në Paris. Tek bisedat e djeshme në Bundestagun gjerman me përfaqësues të të nderuar të partisë kryesore të koalicionit qeverisës. Partnerë dhe miq të mirë të Shqipërisë. Mos përmendja e emrave të tyre në këtë rast është pjesë e etikës së një vizite jo formale për takimin që shprehimisht i kam kërkuar vetë pa media në kushte konfidencialiteti, për të pasur maksimumin e lirisë së shkëmbimit të pikëpamjeve dhe të informacionit” shprehet Kryeministri.

Po ashtu, Rama shton se shumë miq ndjenë keqardhje nga lami i rremë që kundërshtarët politike hapën.

“Fatkeqësish shumë miq këtu në Shqipëri dhe jashtë që me pas u takuam dhe qeshëm me historinë e sëmundjes dhe të spitalit në Berlin, u shqetësuan nga lajmi i atakut tim në zemër qe shet sajesë e kazanit të opozitës tonë rrugë humbur. Të bësh opozitë duke sajuar lajme të rreme për sëmundjen e kundërshtarit politik do të thotë të kesh prekur fundin, do të thotë të mos kesh më alternativë për të ofruar, apo ide për të zhvilluar betejën politike, por as atë element bazik të njerëzillëkut që dallon botën e njerëzve nga bota e kafshëve, madje është gjynah për kafshët t’i krahasosh me njerëzit që arrin deri këtu. Sepse siç thotë Aristoteli “njeriu është e vetmja kafshë të cilës zoti i ka dhënë aftësinë për të arsyetuar dhe kuar ai e humbë këtë ai është thjeshtë një egërsirë ia kalon çdo kafshe”, tha Rama.

Në vijim  Rama shton se “me keqardhje për shqetësimin që i është krijuar shumëkujt edhe këtu prej jush në këtë faqe. Mua nuk më mbetët tjetër vetë se t’i mëshirojë ata që sajuan këtë histori. Dhe duke qenë se ndryshe nga kafshët, për ta ka ligj të cilat i kanë shkelur në mënyrë flagrante. Do t’u kërkojë të përgjigjen në gjegj dhe do të paguaj për sajesën që shqetësojë një dynja me njerëz, por ndërkohë është një tjetër rast që ju të kuptoni sa keq tallen me ju me të vërtetën me detyrën për të informuar publikun, bota e kazanëve dhe e çimkë-kadrinjve të mexhelisit tonë. Por me vjen vërtetë keq për këdo që i klikon i sheh dhe i dëgjon këto egërsira që e dhunojnë  çdo ditë dhe për natë lirinë e fjalë të drejtën e informimit, nevojën e opinionit për të mësuar çfarë ndodh, dhe për të debatuar për atë që ndodh ne të vërtetë. Kurse atyre që i ndjekin ende nga pas rrugë humburit e dëshpëruar që bëjnë politike duke sajuar lloj lloj poshtërsisë, u them a e kuptoni sa gjuaj jeni për besimin që ju jepni këtyre krijese pa din e pa ima”.

“A e merrni vesh se sa për të qarë hallin jeni që mbështesni njerëz kaq të dëshpëruar që sajon sëmundje për mua që tu japin kurajo juve. A e kuptoni se në çfarë pike kanë arritur kjo pun sa një çimkë-kadri i spikatur që flet me emër të udhëheqjes tuaj thotë se unë qenkam shtruar prej katër ditësh në spital në Gjermani me emrin Mustafa Rama?! Domethënë me një emër fals dhe mbiemrin tim?! O zot.! Për të qeshur për mua por për të qarë për ju. Zgjohuni dhe dilni nga ëndrra e rrëmujës dhe shkatërrimit që shohim me syhapur udhëheqësit tuaj dritëshkurtër dhe pa të ardhme”, tha Kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat