Vrasja e avokatit Gurra, Dhoma e Avokatëve Elbasan ndërpret shërbimet për tre ditë

Shqipëria

Vrasja e avokatit Gurra, Dhoma e Avokatëve Elbasan ndërpret shërbimet për tre ditë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 10:06
Ravik Gurra

Pas ekzekutimit të Ravik Gurrës mbrëmjen e së premtes, Dhoma e Avokatisë në Elbasan në shenjë proteste do bllokojë për tre ditë të gjitha çështjet gjyqësore.

Dhoma e Avokatisë mori vendimin për të ndërprerë çdo shërbim avokatie prej ditës së hënë, 25 mars.

"Dhoma e Avokatëve në Elbasan, duke marrë shkas nga vrasja e mbrëmshme e kolegut dhe avokatit Ravik Gurra, në një atentat mafioz do të ndrepresë në shenjë proteste për tre ditë çdo shërbim avokatie duke bllokuar çështjet gjyqësore,"-tha në një deklartatë për mediat.

Ndërsa menjëherë pas atentatit ndaj 50-vjeçarit, Dhoma e Avokatisë kërkoi që autorët e vrasjes të vihen para drejtësisë.

Viktima ishte mik i familjes Capja dhe ka qenë avokat i tyre në proceset gjyqësore. Gjithashtu Ravik Gurra ka qenë avokat edhe i grupit të Emiljano Shullazit.

Avokati ka qenë i ulur në ambientet e lokalit jashtë kur është qëlluar pas koke me pistolete me silenciator. Ai ishte i shoqëruar me dy persona të tjerë në tavolinë, njëri prej tyre gjithashtu avokat.

Autori pasi e ka qëlluar është larguar me një mjet që është gjetur i djegur në dalje të qytetit të Elbasanit.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se avokati Gurra ka ndërruar jetë menjëherë për shkak të plagëve të marra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat