Ulqini: PS e vetmja forcë që mund ta çojë vendin në BE

Shqipëria

Ulqini: PS e vetmja forcë që mund ta çojë vendin në BE

Më: 23 mars 2019 Në ora: 18:39
Musa Ulqini, Deputet i Partisë Socialiste

Musa Ulqini, Deputet i Partisë Socialiste tha sot se zgjedhjet lokale të 30 qershorit do të bëhet me ose pa opozitën, teksa shtoi se shpreson që këto zgjedhje të jenë një hap përpara drejt plotësimit të standardeve europiane sa i takon zgjedhjeve.

“Jam i sigurt që do të jenë jo vetëm të qeta, por me pjesëmarrje të madhe. Shqipëria ka shumë forca që janë të gatshme që të garojnë dhe individë që do të garantojnë të pavarur. Uroj që zgjedhjet të jenë një hap përpara në plotësimin e të gjitha standardeve demokratike europiane të zgjedhjeve” , tha ai. 

Sa i takon deklaratës së Presidenti Meta, Ulqini shtoi se ai duhet të respektojë kushtetutën, “Mendoj që duhet t’i ofrojë vendit atë mundësi që ia garanton Kushtetuta, përpjekja për të bërë më të mirën sipas kompetencave, vullneti politik për ti shërbyer vendit. Karrigia dhe dorëheqja nuk janë ajo që i duhen Shqipërisë. Presidenti duhet të respektojë Kushtetutën” tha ai. “Zgjedhja e Metës President ishte vendimi më i mirë i kohës. Ishte vendim politik, i partisë, jo individual. Shpresojmë që të mbetet një vendim i mirë i marrë nga ne”, tha Ulqini.

Duke folur për kongresin, Ulqini tha se kjo është Partia Socialiste, Partia që  ka aftësinë ta çojë vendin në BE. “Sot pamë të flisnin njerëzit që kanë arritur sukses në qeverisjen qendrore dhe atë lokale. Pamë njerëz të suksesshëm, të rinj të brezit të mesëm e të vjetër. Partia Socialiste është e hapur. Ne pamë njerëzit e suksesit, njerëzit që i japin kësaj partie atë që meriton, të jetë forcë kryesore për të çuar vendin drejt BE-së”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat