”Situata nuk është dhe aq e ndezur”, Manja: Gati për zgjedhje pa opozitën!

Shqipëria

”Situata nuk është dhe aq e ndezur”, Manja: Gati për zgjedhje pa opozitën!

Më: 25 mars 2019 Në ora: 12:36
Ulsi Manja

Teksa në Komisionin e Ligjeve është duke u diskutuar raporti i punës së KQZ-së për vitin e kaluar, ka pasur debate midis deputetëve dhe kreut të këtij institucioni Klement Zguri.

Gjatë debateve fjalën e ka marrë deputeti Ulsi Manja, i cili është shprehur se situata nuk është aq kritike për sa kohë njerëzit mund të shkojnë dhe të votojnë. Sipas tij partitë politike nuk mund ti pengojnë qytetarët të votojnë.

Manja është shprehur se opozita e ka ftesën e hapur për të marrë pjesë, por procesi zgjedhor është i pandalshëm.

Ndër të tjera Manja është shprehur se: “Kemi dorën e shtrirë për opozitën, ftesën e hapur, por nuk mund ta ndalojmë këtë proces. Opozita i kërkon rregullat e lojës jashtë institucioneve dhe jam i sigurt që opozita do duhet t’i kthehet komisionit të reformës zgjedhore. Mua nuk më duket dhe aq e ndezur situata politike në Shqipëri, sa i përket administrimit të zgjedhjeve. Janë 62 parti me kryetare anonimë, që ndoshta kanë edhe probleme me ligjin, por partitë politike nuk i pengojnë dot qytetarët të votojnë.”

Në lidhje me administrimin e zgjedhjeve dhe shit-blerjen e votës, Manja është shprehur: “Do tu japim ndihmën tonë që ta administroni mirë procesin e zgjedhjeve më 30 qershor. Sa i përket shqetësimit për shitblerjen e votës ne si mazhorancë e kemi në tryezë dhe Reformën Zgjedhore dhe pse jo ashpërsime në kod.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat