Paralajmërimi i Tahirit: Nuk është e kollajtë të jem unë kurban!

Shqipëria

Paralajmërimi i Tahirit: Nuk është e kollajtë të jem unë kurban!

Më: 26 mars 2019 Në ora: 18:26
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një deklaratë për mediat pas mbarimit të senacës maratonë te Krimet e Rënda, i pyetur nëse e ndien veten të bërë kurban nga politika, ka thënë se nuk e ndien veten të tillë.

Më tej Tahiri u shpreh se nuk është  e kollajtë që ai të bëhet kurban.

Tahiri: Nuk e ndjej veten asgjë nga ajo që ju thatë. Di të them që drejtësia i ka shumë borxhe njerzëve. Në këtë vend në 25 vite kanë qeverisur njerëz që kanë vrarë dhe vjedhur. Unë nuk kam vjedhur dhe vrarë kërkënd. Nuk është e kollajtë të jem unë kurban.

Sot gjykata e Krimeve të Rënda çoi për gjykim dosjen Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat