7 banorë të Astirit shoqërohen në polici

Shqipëria

7 banorë të Astirit shoqërohen në polici

Më: 26 mars 2019 Në ora: 23:23
Banorë të Astirit

7 banorë të Astirit të cilët protestojnë çdo mbrëmje në zonën e Unazës së Re janë shoqëruar mbrëmjen e sotme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Mësohet se shoqërimi i tyre është bërë menjëherë pas përfundimit të protestës së ditës së martë. Nuk dihet arsyeja e shoqërimit të tyre.

Mësohet se banorët e kësaj zone janë duke u mbledhur në këto momente përpara Drejtorisë së Policisë. Prej ditësh flitej se policia po tentonte “të godiste” protestën e Astirit. Edhe shkarkimi i drejtorit të Policisë së Tiranës para pak ditësh dyshohet se ka lidhje me këtë çështje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat