Ekonomia po frenon: Rritja ekonomike ulet në 3.1 %

Shqipëria

Ekonomia po frenon: Rritja ekonomike ulet në 3.1 %

Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:26
Foto

Instituti i Statistikave konfirmoi se ekonomia shqiptare u ngadalësua në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, teksa rritja ekonomike ra në 3.1 për qind. Kjo është rritja më e ulët e ekonomisë për 9 tremujor rresht.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se ngadalësimi i aktivitetit ekonomik ka prekur thuajse të gjithë sektorët kryesorë, përveç industrisë. Ndërsa në krahun e kërkesës, si konsumi ashtu dhe investimet kanë shënuar në tremujorin e katërt të 2018-ës një rritje më të ulët se sa në tre tremujorët e mëparshëm.

Por edhe me ngadalësimin në tremujorin e katërt sërish ekonomia shqiptare shënoi vitin e kaluar rritjen më të lartë në një dekadë, për shkak të ecurisë më të mirë në tre tremujorët e mëparshëm të vitit.

Rritja prej 4.06 për qind që ekonomia shënoi vitin e kaluar është lehtësisht më e ulët nga vlerësimi I qeverisë, e cila priste që prodhimi kombëtar të zgjerohej me 4.2 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat