Lezhë, makina përplaset me shtyllën, 2 të plagosur

Shqipëria

Lezhë, makina përplaset me shtyllën, 2 të plagosur

Më: 29 mars 2019 Në ora: 16:10
Foto

Dy persona kanë mbetur të plagosur si  pasojë e një aksidenti në lagjen "Nënë Tereza" në Lezhë.

Policia thotë se "mjeti me drejtues J.N.19 vjeç, banues në Lezhë, ka humbur kontrollin  dhe është përplasur më një shtyllë. Në automjet ndodhej si pasagjer edhe shtetasi B.Gj, 16 vjeç, banues në Lezhë, të cilët kanë mbetur të plagosur"

Të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat