Cipras kërcënon Shqipërinë, qeveria e Ramës hesht!

Shqipëria

Cipras kërcënon Shqipërinë, qeveria e Ramës hesht!

Më: 30 mars 2019 Në ora: 17:47
Alexis Tsipras

Kryeministri grek Alexis Tsipras, paralajmëron qeverinë shqiptare se mund të vendosë veton për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.

Sipas tij, shkak është një vendim i Këshillit të Ministrave për konfiskimin e disa pronave të minoritetit grek në Himarë.

“Sot mësova që ka pasur një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek. Nëse është e vërtetë, do të jetë një zhvillim shumë negativ. Një çështje që fatkeqësisht neve nuk na jep optimizëm drejt perspektivës europiane.

Nëse informacioni që kemi është i vlefshëm, nuk ekzistojnë parakushte për të ecur në këtë drejtim”, mësohet të ketë thënë Tsipras.

Por përballë kërcënimeve që vijnë nga fqinji jonë jugor nuk ka asnjë reagim nga instancat qeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat